Enj. Sht 17th, 2026

Gruaja raporton dhunimin në Prizren, dërgohet në strehimore

Një grua dyshohet se është dhunuar në Prizren. Sipas informacioneve të autoriteteve, viktima është paraqitur në Stacionin Policor në Prizren, më 14 shtator.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar fillimisht në strehimore dhe më pas në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.

Ndërkohë, personi i dyshuar për përfshirje në rast është arrestuar. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM

Prizren 14.09.2026 – 19:15. Lidhur me rastin,me datën 16.09.2026 në stacion policor është paraqitur viktima femër kosovare e cila është dërguar në strehimore dhe më pas në IML për ekzaminim. I dyshuari i përfshirë në rast është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Postime të Ngjashme