Një shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pasi dyshohet se gjatë kontrollit ka prezantuar patentëshofer të falsifikuar.
Rasti ka ndodhur më 16 shtator, rreth orës 11:40.
“PKK. Dheu i Bardhë 16.09.2026, 11:40. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që gjatë kontrollit kishte prezantuar patentëshoferin, i cili dyshohet të jetë i falsifikuar. Dokumenti është konfiskuar për ekzaminim, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

