Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, sot udhëton për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Konferencën Botërore për e-Parlamentin (World e-Parliament Conference). Konferenca do të mbahet më 17 dhe 18 nëntor në Parlamentin Evropian dhe organizohet nga Unioni Ndërparlamentar dhe Parlamenti Evropian.
Bëhet e ditur se gjatë qëndrimit në Bruksel, Haxhiu do të zhvillojë takime me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe kryetarin e Senatit të Belgjikës, Vincent Blondel, si dhe me deputetë të Parlamentit Evropian dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Në këto takime do të diskutohet për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, për perspektivën evropiane të Kosovës dhe për kërkesën e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian

