Mër. Sht 16th, 2026

Fillojnë të mblidhen qytetarët në Hagë, pak orë para shpalljes së verdiktit

Qytetarë të shumtë kanë filluar të mblidhen në Hagë, dy orë e pak minuta para se të nisë seanca e shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ata morën rrugën e largët për në Hagë nga të gjitha trevat shqipfolëse, shkruan IndeksOnline.

Derisa shumë prej tyre janë familjarë e bashkëluftëtarë të çlirimtarëve, në mesin e të mbledhurve ka edhe bashkatdhetarë të shumtë që jetojnë dhe veprojnë në mërgim.

Seanca e sotme historike do të fillojë në orën 10, teksa transmetimi i saj do të zhvillohet 10 minuta me vonesë.

Postime të Ngjashme