Mar. Sht 15th, 2026

Me një akt fisnik dhe bujar, Mehmet Smajl Berisha nga Gurbardhi i është bashkuar karvanit të vakëflënësve,

Me një akt fisnik dhe bujar, Mehmet Smajl Berisha nga Gurbardhi i është bashkuar karvanit të vakëflënësve, duke dhuruar 15.08 ari tokë vakëf për Këshillin e Bashkësisë Islame në Malishevë. Akti i vakëflënies u realizua në zyrat e KBI-së në Malishevë, në prani edhe të imamit të fshatit, Gëzim ef. Berisha.
Vakëfi është një traditë e çmuar islame dhe një vepër që synon të mbetet në shërbim të së mirës edhe përtej jetës së vakëflënësit.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Malishevë falënderon Mehmet Smajl Berishën dhe familjen Berisha për këtë vepër të mirë dhe shembullin që po lënë për brezat e ardhshëm. Lusim Allahun e Madhëruar që këtë vakëf ta pranojë si sadaka rrjedhëse, ta shpërblejë vakëflënësin dhe familjen e tij me shëndet, begati e mirësi dhe tokën e dhuruar ta bëjë burim dobie për fenë, institucionin dhe mbarë komunitetin ndër breza.

Postime të Ngjashme