Hën. Sht 14th, 2026

PDK-ja e dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës, e përfaqësuar nga kryetari i Grupit Parlamentar, Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu, kanë deponuar lënd në Gjykatën Kushtetuse, për konstituimin e Kuvendit.

Deputeti Arian Tahiri tha se nevojitet ndërhyrje e menjëhershme për të parandaluar krijimin e situatave më të rënda në aspektin juridik.

“Sot flasim me mbështetje imediate që të vendoset masa, në mënyrë që të mos prodhohen raste dhe situata më të rënda në kuptimin juridik. Qeveria është zgjedhur nga Kuvendi, por nuk mund të marrë vendime të jashtëligjshme. Ne do t’i drejtohemi Gjykatës për secilin vendim të jashtëligjshëm, me qëllim që vendi të kthehet në binarë”, deklaroi Tahiri.

Ndërkaq, deputeti Përparim Gruda tha se asnjë shumicë parlamentare nuk mund ta shkelë Kushtetutën.

“Asnjë shumicë nuk mund ta shkelë Kushtetutën. Nesër do ta dorëzojmë kërkesën. Nuk mund të vazhdojmë që Kuvendi të funksionojë në këtë mënyrë. Kjo Qeveri ka probleme me kushtetutshmërinë dhe legjitimitetin e vet”, u shpreh Gruda.

Postime të Ngjashme