Hën. Sht 14th, 2026

Qendra e Studentëve hap konkursin për konvikte dhe mensë

Qendra e Studentëve në Prishtinë ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në konvikte dhe për shfrytëzimin e mensës së studentëve për vitin akademik 2026/2027.

Sipas njoftimit, aplikimi do të bëhet online, ndërsa konkursi do të jetë i hapur deri më 18 shtator 2026, në orën 16:00.

Njoftimi i plotë:

Qendra e Studentëve në Prishtinë shpallë: 14.09.2026

KONKURS

Për pranimin e studentëve në konvikte dhe ushqim në mensën e studentëve për vitin Akademik 2026/2027.

Aplikimi bëhët përmes sistemit ONLINE. Linku për aplikim është i publikuar në web faqen zyrtare të QS-së qs.rks-gov.net dhe në profilin zyrtar në facebook Qendra e Studenteve-Prishtine. Udhëzuesi për aplikim gjendet në linkun e shfaqur.

https://app.qendrastudenteve.com/Account/Login?ReturnUrl=%2fAplikimi%2fIndexListaAplikimet
Për konviktet dhe mensën e QS-së kanë të drejtë aplikimi të gjithë studentët e rregullt në studime themelore, vendbanimi i të cilëve është 25 km e më larg nga Prishtina.

Kriteret për pranim dhe pikët e mundshme:

1. Studentët nga Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore me notë mesatare 9.00 dhe me largësi 25 km e më shumë nga Prishtina, pranohen në konvikte pavarësisht totalit të pikëve që fitojnë.

2. Studentët nga fakultetet e tjera me notë mesatare 9.5 dhe me largësi 25 km e më shumë nga Prishtina pranohen në konvikte pavarësisht numrit të pikëve të fituara.

3. Studentët për notë mesatare fitojnë (varësisht nga nota mesatare)…..….5 – 15 pikë

4. Largësia e vendbanimit nga Komuna e Prishtinës – pikët …….…………1 – 10 pikë

5. Studentët jashtë territorit të Republikës për largësi marrin….………..……..15 pikë

Studentët me status të vaçantë për pikë shtesë sipas kategorive:

1. Student (fëmijë) i dëshmorit ——————————————10 pikë

2. Student (fëmijë) i prindit invalid të luftës —————————5 pikë

3. Student, prindi i të cilit është veteran i luftës ————————3 pikë

4. Student i prindit martir nga lufta ————————————–4 pikë

5. Student me aftësi të kufizuara —————————————–6 pikë

6. Student pa të dy prindërit ……………………………………….5 pikë

7. Student i të burgosurit, politik ———————————–4 pikë

8. Student me asistencë sociale ——————————————4 pikë

9. Dy e më shumë studentë nga një familje aplikant në QS ……….3 pikë

Të gjithë studentët e këtyre kategorive të cilët përfitojnë pikë shtesë duhet që përmes sistemit ONLINE të ngarkojnë dokumentacionin e kërkuar (çertifikaten) nga Ministrit përkatse.

Tri kategorit në vazhdim në pamundsi të dokumentit të kërkuar më lart çertifikatën ose vërtetimin nga:

• Shoqata e të Burgosurve Politik, zyra qëndrore Prishtinë

• Shoqata e personave me Aftësi të Kufizuara – Hendikos, zyra qëndrore Prishtinë

• Shoqata e familjeve te deshmoreve – Selia qendrore ne Prishtinë

• Student pa të dy prindërit, dëshmin-çertifikaten mbi vdekjen e prindërve nga Kuvendi Komunal.

.Studenti i prindit martir nga lufta, vendimi i MPMS dhe çertifikata e bashkësisë familjare.

• Studentët prindërit e të cilëve janë veteran e të cilët marrin pagë nga Buxheti i Republikës së Kosoves e ngarkojnë çertifikaten e prindërve të lëshuar nga Qeveria e Republikes së Kosoves, ndërsa studentët prindërit e të cilëve nuk marrin pagë nga Buxheti i Republikes së Kosoves nuk kanë nevojë t’a bëjnë ngarkimin e çertifikatës së prindit veteran, sepse pikët ju llogariten nga vet sistemi nga të dhënat e MPMS.

Sqarim: Njoftojmë studentët se pikët e fituara nga nota mesatare, nga largësia, student i prindit invalid të luftës, studentëve me asistencë sociale pikët i llogarit vet sistemit online. Andaj nuk është e nevojshme që këto dokumente të ngarkohen gjatë aplikimit.

• Te kategoria dy e më shumë studentë nga një familje, aplikuesi për vendosje në QS me rastin e aplikimit studenti i dytë apo i tretë nga e njejta familje, duhet të shkruaj nr. e letërnjoftimit të aplikantit të parë në opsionin e hapur për këtë kategori.

• Për studentët nga radhët e komuniteteve jo shumicë vlenë lista nga sistemi i UP-së.

• Konkursi mbetet i hapur deri me datën 18.09.2026 ora 16:00 nga dita e shpalljes.

. Studentët që kanë thyer Rregulloret në fuqi në Qendrën e Studentëve nuk do të pranohen në konvikte.

• Në konvikte do të pranohen studentët me numrin më të madh të pikëve të fituara.

Publikimi i rezultateve bëhet me datë 25.09.2026 në tabelat e konvikteve dhe faqet zyrtare të QS.

• Afati për ushtrimin e ankesave ONLINE është 28 – 29.09.2026.

• Publikimi i rezultateve të ankesave bëhet me datën 01.10.2026.

Postime të Ngjashme