Dogana e Kosovës ka vazhduar me rezultate pozitive në mbledhjen e të hyrave, duke shënuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të publikuara nga Dogana, gjatë gushtit 2026 të hyrat totale kanë arritur në 194.38 milionë euro, që paraqet një rritje prej 5.2% krahasuar me gushtin e vitit 2025.
Në vlerë monetare, kjo rritje përkthehet në rreth 9 milionë euro më shumë të hyra të mbledhura.
Rritje të veçanta janë shënuar edhe në disa nga kategoritë kryesore të të hyrave:
Taksa doganore: rritje prej 5.64%;
TVSH: rritje prej 10.82%.
Sipas Doganës së Kosovës, këto rezultate pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm në mbledhjen e të hyrave, zbatimin e legjislacionit dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik të vendit.
KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

