Deputetja Donika Gërvalla ka reaguar ashpër ndaj propozimit të Listës Serbe, për nënkryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi, ajo ka thënë se propozimi që bëri LS-ja është skandaloz dhe i papranueshëm, .
“Propozimi i Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit është skandaloz dhe i papranueshëm. Nuk ka popull serb në Kosovë, veç komunitet serb. Populli serb zgjedhjet i ka në Serbi, më 25 tetor” shkroi Gërvalla.
Gjatë seancës së sotme në Kuvend, kur radhën për propozim e pati komuniteti jo-shumicë serb, deputeti Igor Simiq tha:
“Në emër të popullit serb dhe me nënshkrimet që kemi në letër, ne propozojmë Sllavko Simiq për nënkryetar të Kuvendit”.

