Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Shqipërisë kanë dalë më të mirët në testin PISA, në rajon.
Është kryeministri Edi Rama, ai që ka bërë me dije se ata janë ngjitur 65 pikë në matematikë, 59 pikë në shkencë dhe 50 pikë në lexim.
“Reformimi i sistemit, transformimi i infrastrukturës, edukimi në vazhdim i mësuesve, Shkolla e Drejtorëve e me radhë punët e mira pa zhurmë të këtyre viteve, po japin fryte kuptimplota”, shkroi ai në një postim në llogarinë zyrtare në Facebook, derisa I uroi nxënësit, mësuesit, prindërit dhe Ministrinë e Arsimit

