Mër. Sht 9th, 2026

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Derisa po mbahet seanca konstituive, Lëvizja Vetëvendosje u ftua për të propozuar emrin e tyre për kryetar të kuvendit.

Glauk Konjufca propozoi Albulena Haxhiun për këtë post, shkruan IndeksOnline.

Dehari ftoi deputetët të votonin për prani, e më pas të votonin për këtë kandidaturë.

Haxhiu mori 62 vota për, 16 kundër dhe 13 abstenime.

Me këto vota, Haxhiu u zgjodh kryetare e legjislaturës XI të Kuvendit të Kosovës.

Postime të Ngjashme