Përfaqësuesit e misionit të Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO-ja (KFOR) dhe Islanda kanë nënshkruar një Marrëveshje Zgjatjeje në Reykjavik, duke vazhduar bashkëpunimin e tyre për hapësirën ajrore mbi Kosovë deri më 31 dhjetor 2028.
Marrëveshja e zgjatjes siguron vazhdimin e partneritetit ndërmjet KFOR-it dhe Qeverisë së Islandës, e cila vepron përmes Autoritetit Islandez të Transportit (ICETRA), me synimin për të lehtësuar hapjen e linjave të reja komerciale në hapësirën e ulët ajrore mbi Kosovë.
Marrëveshja bazohet në bashkëpunimin afatgjatë ndërmjet KFOR-it dhe Islandës dhe kontribuon në përpjekjet e vazhdueshme për të garantuar përdorimin e sigurt dhe efikas të hapësirës së ulët ajrore mbi Kosovë.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes; në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre përkatëse si reagues në fushën e sigurisë”, thuhet në njoftim.
KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

