Analisti Dardan Sejdiu ka thënë se pas gjashtë vjetësh qeverisjeje të Albin Kurtit, fëmijët e Kosovës po dalin me rezultate edhe më të dobëta në testin PISA.
Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se “pas gjashtë vjetësh nuk mundesh me tregu më kush e la keq”.
“Pas gjashtë vjetësh qeverisjeje, fëmijët tanë po dalin me rezultate më të dobëta. Kaq për “ndryshimin”. Sepse pas gjashtë vjetësh nuk mundesh me tregu ma kush e la keq. Qeverisja matet me atë që e ke ba ma mirë. “Bota ka ec. Na kemi ngec”! Po të ishte dikush tjetër në pushtet, ky do të ishte slogani”, ka shkruar ai.
Theksojmë se sipas rezultateve që u bënë publike sot, nxënësit nga Kosova sërish janë renditur në fund të listës së PISA-s.

