Komuna e Fushë Kosovës ka nënshkruar kontratë në vlerë prej 889 mijë e 5 eurosh për digjitalizimin e objekteve shkollore në këtë komunë.
Sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës, projekti parasheh digjitalizimin e procesit shkollor, zhvillimin e softuerit shkollor, blerjen e Smart Boards si dhe pajisjeve për evidencën e vijueshmërisë (time attendance),
Kontrata, e cila është projekt trevjeçar, do të zbatohet në objektet shkollore të Komunës së Fushë Kosovës dhe ka kohëzgjatje prej 36 muajsh. Vlera e parashikuar fillimisht ishte 900 mijë euro, ndërsa kontrata është nënshkruar për 889,005 euro.
Kontrata është nënshkruar më 2 shtator 2026, ndërsa aktiviteti i prokurimit ishte iniciuar më 21 maj 2026. Në tender kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë, prej të cilëve vetëm një është vlerësuar si tenderues i përgjegjshëm.
Kontrata i është dhënë grupit të operatorëve ekonomikë “KOSOVA INFORMATION TECHNOLOGY SH.A.” dhe “SolvIT SH.P.K.,” me kriterin e përzgjedhjes “çmimi më i ulët”.
Sipas dokumentit, projekti financohet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, ndërsa kontrata nuk parashihet të nënkontraktohet

