Aleanca do të zhvillojë të hënën (nesër) një aktivitet simbolik në hyrje të Kuvendit të Kosovës, prej orës 10:00.
Sipas njoftimit të Aleancës, aktiviteti do të mbahet para objektit të Kuvendit të Kosovës nga sheshi “Ibrahim Rugova”.
Përfaqësues të Aleancës do të bëjnë edhe një deklarim për media me të përfunduar aktiviteti.
“Ju njoftojmë se nesër, në orën 10:00, Aleanca zhvillon një aktivitet simbolik tek hyrja e Kuvendit të Kosovës, në sheshin “Ibrahim Rugova”. Në fund të aktivitetit, do të ketë deklarim për media”, thuhet në njoftim

