Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj, ku një fëmijë 7-vjeçar është goditur nga një veturë.
Zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, e ka konfirmuar rastin .
Veseli ka njoftuar se si pasojë e aksidentit, fëmija ka pësuar lëndime trupore. Ai ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit nuk është ndalur pas aksidentit, por është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Më datën 06.09.2026, rreth orës 19:27, në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshirë kanë qenë një automjet dhe një këmbësor.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një fëmijë, i moshës 7-vjeç, i gjinisë mashkullore. I njëjti ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas është liruar. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksident nuk është ndalur në vendin e ngjarjes dhe është larguar nga aty”, ka thënë Veseli.
Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin dhe gjetjen e automjetit dhe drejtuesit të tij.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente

