Pre. Sht 4th, 2026

Aksion në Rezallë të Zubin-Potokut, nis rrënimi i objekteve pa leje

Një aksion ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Rezallë të Zubin-Potokut, ku po bëhet rrënimi i disa objekteve të ndërtuara pa leje. Bëhet fjalë për shtëpi-pushimi.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, e ka konfirmuar zhvillimin e aksionit.

“Policia, përkatësisht njësitë përkatëse, janë duke asistuar në një aksion të inspektorëve të Ministrisë së Mjedisit”, ka konfirmuar Veton Elshani .

Aksioni është duke vazhduar, ndërsa priten detaje të tjera lidhur me objektet që po rrënohen dhe arsyetimin e vendimit për rrënimin e tyre

Postime të Ngjashme