Pre. Gus 28th, 2026

Policia: Tre të arrestuar në Podujevë, rast i organizimi të skemave piramidale dhe bixhozit

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhvillime të reja lidhur me një rast të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në Podujevë.

Sipas policisë, më 27 gusht 2026, me urdhër të prokurorit, janë kontrolluar katër lokacione të ndryshme në kuadër të hetimeve për rastin që ishte iniciuar më 26 prill 2026.

Gjatë kontrolleve, si prova materiale janë sekuestruar tre telefona, dy pajisje DVR, një revole, tre karikatorë të zbrazët dhe 12 fishekë të kalibrit 7.65 mm.

Në lidhje me rastin janë arrestuar tre burra kosovarë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet nën dyshimin për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Postime të Ngjashme