Sht. Gus 29th, 2026

Prizren: Vritet me thikë i mituri 14 vjeçar

Një 14-vjeçar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një goditje me thikë në Prizren në lagjen ”Jeni Manalla”.

Sipas informacionve rasti ka ndodhur rreth orës 23:00 dhe lidhur me këtë janë deklaruar edhe nga ana e Policisë.

Në vendngjarje kanë dalë ekipet emergjente, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë të miturit dhe e kanë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 14-vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka humbur jetën, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi,

Pak më larg vendngjarjes, Policia ka identifikuar dhe arrestuar një 17-vjeçar, te i cili është gjetur dhe sekuestruar një thikë, që dyshohet se është përdorur në rast.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa i dyshuari i mitur është ndaluar për 24 orë.

Postime të Ngjashme