Pre. Gus 28th, 2026

Sot në Kalludër kujtohen të zhdukurit

Me rastin e 30 Gushtit – Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, institucionet e Kosovës sot do ta vizitojnë lokacionin e varrit masiv në Kalludër të Zubin Potokut.

Vizita do të zhvillohet nga Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Instituti për Mjekësi Ligjore, në bashkëpunim me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur.

Aktiviteti organizohet në shenjë respekti dhe nderimi për viktimat e zhdukjeve me forcë, si dhe në mbështetje të familjeve që prej më shumë se dy dekadash vazhdojnë të kërkojnë të vërtetën dhe fatin e më të dashurve të tyre.

“Ky aktivitet organizohet në frymën e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional dhe në partneritet me shoqatat e familjeve të personave të zhdukur, duke vlerësuar kontributin dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm në procesin e kërkimit dhe zbardhjes së fatit të personave të zhdukur”, thuhet në njoftim.

Postime të Ngjashme