KOSOVË
Kosova të premten do të karakterizohet nga moti me diell dhe vranësira.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 15°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 30 deri në 36 gradë Celzius.
Gjatë ditës do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.
SHQIPËRI
Edhe për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga relativisht të njëjta kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira në shtim mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore në lindje.
Në momentin e vranësirave të dendura në relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët.Temperatura me e ulet 19 ndersa me e larta e dites 40 grade celcius. 🌬Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 12 m/s. 🌊 Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.
Maqedoni e Veriut
Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Gjatë orëve të pasdites, në disa vende do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të izoluar, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar, kryesisht nga drejtimi i veriut. Temperatura me e ulet 12 ndersa me e larta 39 grade celcius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, nga drejtim i ndryshueshëm.

