Sht. Gus 29th, 2026

Aksident tragjik në Lezhë, vetura përplas për vdekje 13-vjeçarin

Një 13-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të enjteje, pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor që lidh Fishtën me superstradën Lezhë–Shkodër në Shqipëri.

I mituri po lëvizte me trotinetë kur është përplasur nga një automjet. Pas përplasjes, makina ka përfunduar në kanal.

13-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, shkruan Euronews.al,
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. K., rreth 33 vjeç, është shoqëruar në polici, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Postime të Ngjashme