Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po zhvillon një takim me kryetarët e komunave fqinje për të diskutuar situatën aktuale me pastrimin dhe menaxhimin e mbeturinave.
Në takim janë ftuar kryetarët e komunave të Lipjanit, Podujevës, Fushë-Kosovës dhe Obiliqit, me synim koordinimin e veprimeve për përballimin e sfidave në këtë sektor.
Takimit i janë përgjigjur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ai i Lipjanit, Imri Ahmeti.
Ndërkaq, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ai i Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, si dhe kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, nuk po marrin pjesë në këtë takim

