Më 16 shtator në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Interesimi për ta përcjellë nga afër këtë seancë mbetet i jashtëzakonshëm. Kjo konfirmohet edhe nga vetë Gjykata Speciale.
Megjithatë, jo të gjithë ata që kanë kërkuar ta përcjellin nga afër këtë seancë gjyqësore do ta kenë
Njoftim që i është dërguar një zyrtari, në të cilin bëhet e ditur se kërkesa e tij për ta përcjellë seancën është refuzuar.
Në njoftim bëhet e ditur se përparësi për ta ndjekur seancën nga afër kanë anëtarët e familjeve të ngushta të të akuzuarve.
Po ashtu, bëhet e ditur se seanca do të transmetohet me një vonesë prej 10 minutash.

