Enj. Gus 27th, 2026

Mbi 1 mijë të zhdukur pas përmbytjeve katastrofike në Nepal, shumica turistë

Më shumë se 1,000 persona rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve katastrofike që goditën Nepalin dhe Tibetin, ndërsa një pjesë e madhe e të zhdukurve janë turistë.

Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive në Nepal njoftoi të enjten se 823 persona vijojnë të jenë të pakontaktueshëm, më shumë se 24 orë pas katastrofës. Sipas të dhënave të përditësuara, mes tyre janë të paktën 579 turistë, nepalezë dhe të huaj.

Ndërkohë, të paktën 165 persona janë konfirmuar të vdekur në Nepal dhe Kinë. Në anën kineze, 558 persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Autoritetet nuk kanë sqaruar ende nëse shifrat e të zhdukurve nga të dyja vendet janë plotësisht të ndara apo nëse disa persona mund të jenë regjistruar dy herë në bilancet përkatëse.

Përmbytjet, të shkaktuara nga një rrëshqitje masive akulli dhe shkëmbinjsh në zonën kufitare Nepal-Tibet, kanë shkaktuar dëme të mëdha në banesa, rrugë dhe infrastrukturë.

Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë, ndërsa autoritetet po përpiqen të përcaktojnë përmasat e plota të katastrofës dhe fatin e personave që ende nuk janë lokalizuar.

Postime të Ngjashme