Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Golem.
Blutë bëjnë me dije se një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë dhe si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi, shtetasi E. L., 44 vjeç dhe pasagjeri i cili nuk është identifikuar ende.
Njoftimi i policisë:
Golem/Informacion paraprak
Rreth orës 00:20, të datës 25.08.2026, në Golem, një motomjet me dy persona është përplasur me një bordurë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi E. L., 44 vjeç, si edhe pasagjeri, ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si edhe për identifikimin e shtetasit tjetër.

