Pre. Gus 21st, 2026

Albin Kurti e mblodhi partinë, shkuan në Gjilan!

Dje, në zyrat e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, u mbajt mbledhja e përbashkët me drejtuesit e të gjitha Qendrave të Lëvizjes në Kosovë, me prezencën e Kryetarit të LVV, njëherësh Kryeministrit të Republikës, Albin Kurti, sekretarit organizativ, Alim Rama dhe koordinatorit të qendrave, Salih Zyba.

Në takim u diskutua rreth situatës aktuale politike me theks të veçantë zhvillimeve në procesin e konsolidimit të institucioneve.

Po ashtu temë diskutimi ishin çështjet organizative; forcimi dhe konsolidimi i organizimit tonë në terren, procesi i zgjedhjeve të brendshme, funksionimi i strukturave organizative në bazë, planifikimi i punës dhe rritja e angazhimit në çdo lagje e fshat.

Kjo mbledhje u zhvillua në një ditë të veçantë për Lëvizjen, pasi shënuam edhe 21-vjetorin e themelimit të Qendrës së parë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Qendrës së Gjilanit, me ç’rast pas mbledhjes në një koktej rasti shënuam këtë përvjetor.

21 vjet organizim, aktivizëm dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve. Një rrugëtim që vazhdon edhe me më shumë punë e përkushtim për Republikën tonë, thuhet në njoftimin e partisë

Postime të Ngjashme