Shtatëmbëdhjetë shtetas iranianë janë akuzuar nga SHBA për një fushatë të koordinuar sulmesh kibernetike, që synonte vjedhjen e të dhënave nga universitete dhe kompani amerikane.
Sipas Departamentit të Drejtësisë, anëtarët e Institutit Mabna kanë sulmuar që prej vitit 2013 sistemet e 144 universiteteve dhe 42 kompanive private amerikane, duke vjedhur më shumë se 31 terabajt të dhëna akademike dhe pronësi intelektuale, me vlerë rreth 3.4 miliardë dollarë.
Autoritetet amerikane thonë se grupi kishte shënjestruar rreth 100 mijë akademikë në mbarë botën dhe kishte komprometuar rreth 8 mijë llogari email-i të profesorëve amerikanë.
Shumë prej sulmeve dyshohet se janë kryer në emër të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).
SHBA ka ofruar gjithashtu 10 milionë dollarë shpërblim për informacion që çon në lokalizimin e pesë prej hakerëve të akuzuar.

