Kosovë
Sot në Kosovë priten kushte kryesisht të qëndrueshme atmosferike.
Moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa herë pas here mund të ketë vranësira të lehta dhe kalimtare.
Temperaturat maksimale gjatë ditës pritet të lëvizin nga 28°C deri në 32°C, pas ditëve të fundit të shoqëruara me kushte më të paqëndrueshme atmosferike.
Gjatë muajit gusht, temperaturat maksimale në Kosovë pritet të sillen përgjithësisht ndërmjet 28°C dhe 34°C, ndërsa temperaturat minimale gjatë orëve të natës dhe mëngjesit do të lëvizin rreth 14°C deri në 16°C.
Sipas këtyre kushteve, dita e sotme pritet të karakterizohet nga mot më i qetë dhe temperatura relativisht të larta për periudhën e vitit.
Shqipëri
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura në relievet kodrinore malore, por prezente deri pasdite. Më pas gradualisht shpërbërje e vranësirave dhe mbizotërim i motit të kthjellët.Temperatura me e ulet 18 ndersa me e larta 36 grade celcius.Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim –juglindje me shpejtësi mesatare 7 -9 m/s.Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.
Maqedoni e Veriut
Me diell dhe ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare, lokalisht. Gjatë pasdites, në rajonet malore do të ketë shtim të vranësirave dhe kushte për reshje të shkurtra shiu dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.Temperatura me e let 11 ndersa me e larta e dites 38 grade celcius.
Në Shkup, mot me diell dhe ngrohtë, me vranësira të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

