Vazhdojnë edhe sot ndeshjet e javës së parë në Superligën e Kosovës.
Sikur dje, edhe sot do të zhvillohen vetëm 2 ndeshje të cilat premtojnë të dhurojnë spektakël.
Vëmendja e madhe do të jetë në “Fadil Vokrri”, ku Prishtina do të jetë nikoqir i Ballkanit në një ndeshje që pritet të ketë numër të madh tifozësh.
Po ashtu edhe kampioni i Kosovës, Drita do të pres skuadrën e Llapit.
Të dyja këto ndeshje pritet të zhvillohen në orën 16:30.

