Partia Demokratike e Kosovës, bashkë me Aleancën, kanë përmbyllur aksionin në kuvend, që rezultoi me përplasje ndërmjet këtyre dy grupeve parlamentare dhe disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Përpara gazetarëve dhe deputetëve të pranishëm, Blerta Deliu (PDK) tha se për sot po e përfundojnë aksionin, por kjo nuk do të thotë se do të ndërprejnë kërkesën e vazhdueshme për konstituim,
Situata sot u tensionua me ardhjen në kuvend të deputetëve të LVV-së, të cilët kishin planifikuar të takohen me të rinjtë dhe mërgimtarët, në ditën e hapur të parlamentit.
Përplasja e Albulena Haxhiut me Sala Jasharin dhe Vlora Çitakun eskaloi edhe më përfshirjen e bashkëpartiakëve të PDK-së dhe Donika Gërvallës.
Në disa momente, deputetët e LVV-së u gjuajten me ujë, me letra dhe pati edhe fragmente të përplasjes fizike

