Një vizitë në Kuvendin e Kosovës është shndërruar në një moment të pazakontë, pasi një qytetar ka shfaqur publikisht një mesazh kundër kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Gjatë qëndrimit në sallën e Kuvendit, qytetari ka mbajtur në duar një letër ku shkruhej: “Kurti n’burg”, duke shprehur në këtë mënyrë pakënaqësinë e tij lidhur me situatën politike në vend.
Ky veprim ka ndodhur në ditën kur Kuvendi hapi dyert për vizita për mërgimtarët.
Në të njëjtën kohë, brenda Kuvendit u zhvilluan përplasje të ashpra politike. Deputetët e PDK-së kërkuan vazhdimin e seancës konstituive, kërkesë që shkaktoi debate mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së.
Mes tensioneve politike, mesazhi i qytetarit në sallën plenare tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve.

