Enj. Gus 6th, 2026

Ndërpritet seanca/ Kurti kërkon kohë shtesë në kuvend për bisedimet me LDK-në rreth presidentit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë fjalën në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, por në vend që të paraqesë menjëherë kandidatin e partisë për kryetar të kuvendit, ka kërkuar kohë shtesë.

Kurti tha se i nevojitet më shumë kohë për të vazhduar bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Kërkesa e tij vjen në kohën kur kuvendi pritet të zgjedhë kryetarin e ri dhe të vazhdojë procesin e konstituimit të institucioneve.

Postime të Ngjashme