Enj. Gus 6th, 2026

Abdixhiku e Osmani s’deklarohen për media pasi Kurti shtyri seancën konstituive

Me kërkesë të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për kohë shtesë për “bisedime” për presidentin, kryesuesi i seancës, deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari, shtyri seancën konstituive.

Pas kësaj, deputetë të partive të tjera shprehën kundërshtitë për këtë veprim, ndërsa kreu i PDK-së Bedri Hamza pasi doli nga salla e quajti këtë “sjellje të papërgjegjshme”, duke thënë se nuk do të takohet më me kurtin.

Por, një gjë të tillë s’e bëri edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai s’u ndal për gazetarët që i kërkuan koment për atë që sapo ndodhi.

Njësoj veproi edhe ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila u largua nga pjesa ku ndodheshin gazetarët në hollin e kuvendit.

Postime të Ngjashme