Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë për datën 6 gusht.
Sipas vendimit të MINT-it të datës 3 korrik, çmimet maksimale të lejuara janë:
Nafta (dizel): 1.72 euro për litër
Benzina: 1.45 euro për litër
Gazi: 0.60 euro për litër
MINT njofton se këto çmime do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00.
Ndërkaq, qytetarët që kanë ankesa lidhur me çmimet ose zbatimin e vendimit mund t’i adresojnë ato në adresën elektronike konsumatori@rks-gov.net ose përmes numrit pa pagesë 0800 11000.

