Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, zhvilluan dy takime radhazi, por nuk arritën marrëveshje për formimin e institucioneve të reja, .
Kurti tha se palët po punojnë për të gjetur zgjidhje, por pranoi se dallimet nuk mund të tejkalohen lehtë në prag të seancës konstituive.
Nga ana tjetër, Abdixhiku theksoi se LDK kërkon “balancë demokratike”, nuk synon postin e kryetarit të Kuvendit dhe është e gatshme të propozojë vetëm kandidatin për nënkryetar.
Seanca konstituive e Kuvendit mbahet sot në orën 10:00, ku pritet të bëhet betimi i deputetëve dhe të tentohet zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit

