Mër. Gus 5th, 2026

Podujeva shembull i transparencës: Arrin 100 pikë në raportin e institutit “GAP”

Komuna e Podujevës është vlerësuar me rezultatin maksimal sa i përket transparencës buxhetore, sipas raportit hulumtues të publikuar nga instituti GAP.

Kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se ky vlerësim është një dëshmi e përkushtimit për hapje dhe transparencë ndaj qytetarëve.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që, për herë të parë, Komuna e Podujevës është vlerësuar me 100 pikë në transparencën buxhetore”, ka shkruar Bulliqi.

Ai ka shtuar se ky rezultat do të shërbejë si motivim për të vazhduar forcimin e transparencës dhe llogaridhënies, duke i mbajtur qytetarët të informuar për punën dhe financat e komunës.

Sipas tij, transparenca dhe llogaridhënia do të mbeten ndër parimet kryesore të qeverisjes komunale.

Postime të Ngjashme