Mar. Gus 4th, 2026

Takohen Kryeprokurori dhe Kryeshefi

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, priti në takim Kryeshefin e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj.

Me këtë rast, Kryeshefi Hodaj e uroi Kryeprokurorin Gashi për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit të tij.

Në fokus të diskutimeve të përbashkëta ndërmjet Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeshefit të IPK-së ishte intensifikimi i bashkëpunimit të ndërsjellë, veçanërisht në trajtimin me prioritet të rasteve që adresohen në prokurori nga ana e Inspektoratit Policor i Kosovës (IPK), nevojën për ndërlidhjen e databazës për menaxhimin e rasteve të IPK-së me Sistemin për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL), si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Postime të Ngjashme