Die. Gus 2nd, 2026

Ambasada e Kosovës publikon informacione mbi gjendjen në pikat kufitare dhe qarkullimin rrugor në Kroaci

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb ka njoftuar se fluksi i shtuar i udhëtarëve ka shkaktuar pritje të gjata në pikat kufitare dhe kolona në autostradat e Republikës së Kroacisë.

Sipas postimit të Ambasadës, në të gjitha pikat kufitare ndërkombëtare po zbatohet Sistemi Evropian i Hyrje/Daljes (EES), i cili regjistron automatikisht të dhënat personale, dokumentet e udhëtimit, si dhe kohën e hyrjes dhe daljes së shtetasve të vendeve të treta.

Ambasada bën të ditur se, përmes atasheut të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sefadin Kuçi, është në komunikim të vazhdueshëm me Stacionin Policor në Grude, përgjegjës për zonën ku ndodhen dy vendkalimet kufitare ndërmjet Kroacisë dhe Malit të Zi.

Kliko ketu per postimin e plote

Postime të Ngjashme