Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani edhe zyrtarisht është rikthyer në strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Delegatët e LDK-së në Kuvendin e mbrëmshëm kanë marrë vendim që të gjithë deputetët e zgjedhur të këtij subjekti në zgjedhjet e 7 qershorit të bëhen pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, si organi më i lartë i partisë së Lumir Abdixhikut.
Osmani ishte kandidatja më e votuar, duke qenë bartesë e listës së LDK-së. Kësisoj, Osmani rikthehet edhe zyrtarisht në partinë nga e cila ishte larguar në vitin 2021.
Pikërisht, Osmani ishte e para që ia uroi Abdixhikut fitoren e mbrëmshme ku arriti t’i mbijetoi mocionit për shkarkimin e tij. Në anën tjetër, Armend Zemaj këtë

