Pre. Kor 24th, 2026

Rama në mbledhjen e PS u jep të drejtë protestuesve, thotë se qytetarët presin më shumë nga qeveria

Kreu i qeverisë Edi Rama tha sot se ka reflektuar në lidhje me protestën që zhvillohej tashmë prej më shumë se 50 ditësh para zyrës së tij.

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS dhe kabinetit, Rama u dha të drejtë të gjithë atyre që kanë dalë në Bulevard dhe kanë protestuar, ndërsa e sheh këtë protestë në kontekstin se tani qytetarët presin më shumë nga kjo qeveri, dhe nuk duan krahasime me si ka qenë, por duan të shohin të rritet edhe më tepër.

“Udhëkryqi për të cilin kam folur më parë por që nuk jam kuptuar, është ky, ne e nxorëm Shqipërinë nga epoka e mungesave, ndaj sot përballemi me një popull që e mat me pritshmëritë e veta dhe jo mungesë, një popull që na kërkon llogari më shumë sesa do donim ne dhe që mbetet për tu bërë, një popull që bezdiset kur tregojmë sesa poshtë është nisur, dhe na tregon sesa lart duhet të jetë vendi pa pritur kohën për tu ngjitur, me ne dhe pa ne, dhe ka të drejtë.

Kush përpiqet ta relativizojë këtë të drejtë që na e tregoi bulevardi, do zvogëlohet… nëse nuk e kupton se kjo e drejtë është më e madhe sesa ti, qofsh PS apo u quajtsh dhe Edi Rama vete”, tha Rama./TCh/

Postime të Ngjashme