Pre. Kor 24th, 2026

​Vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën në Fier, policia në kërkim të autorit

Një 58-vjeçar është vrarë me armë gjahu, ndërsa bashkëshortja e tij ka mbetur e plagosur, në një ngjarje të rëndë që ka ndodhur mëngjesin e së premtes në fshatin Vidhisht të Roskovecit, në qarkun e Fierit.

Sipas Policisë së Shtetit shqiptar, i dyshuari për këtë ngjarje është ish-dhëndri i çiftit, shtetasi me inicialet R.B., 35 vjeç.

Forcat e rendit njoftuar se ky I fundit dyshohet se ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, K.P., 58 vjeç, dhe ka plagosur ish-vjehrrën, B.P., rreth 55 vjeçe, e cila është dërguar në spital dhe po merr trajtim mjekësor.

Atsh njofton se menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë ngritur pika kontrolli dhe kanë nisur një operacion për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Sipas hetimeve të para, autori i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, duke marrë me vete edhe armën e gjahut që dyshohet se është përdorur në krim.

Kërkimet për kapjen e tij po vazhdojnë ende.

Postime të Ngjashme