Enj. Kor 23rd, 2026

Dhjetë oficerë nga Kosova diplomojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Maqedonci: Moment krenarie

Dhjetë oficerë të rinj të FSK-së diplomuan me sukses në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Ministri i mbrojtjes Ejup Maqedonci ka thënë se ky është një mopment krenarie për institucionet tona dhe dëshmi e përkushtimit të përbashkët për ndërtimin e kapaciteteve profesionale ushtarake sipas standardeve të NATO-s.

“Ushtrisë sonë iu shtuan edhe 10 oficerë të rinj, të cilët diplomuan me sukses në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Nufi, pata kënaqësinë të marr pjesë në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj, ndër ta edhe 10 oficerë nga Kosova. Ky është një moment krenarie për institucionet tona dhe dëshmi e përkushtimit të përbashkët për ndërtimin e kapaciteteve profesionale ushtarake sipas standardeve të NATO-s”, ka thënë Maqedonci.

Ndërsa ka thënë se bahskëpunimi i ngushtë me Shqipërinë po vazhdon të forcohet çdo ditë dhe se kjo dëshmohet nga shumëfishimi i numrit të ushtarëve nga Kosova që ndjekin studime në Republikën e Shqipërisë.

“Bashkëpunimi ynë i ngushtë me Republikën e Shqipërisë vazhdon të forcohet çdo ditë. Kjo dëshmohet edhe nga shumëfishimi i numrit të ushtarakëve nga Kosova që ndjekin studime, shkollime dhe trajnime në institucionet ushtarake të Republikës së Shqipërisë. Vetëm gjatë vitit 2026, qindra ushtarakë nga Kosova janë duke ndjekur ose janë të planifikuar të ndjekin programe të ndryshme të edukimit dhe trajnimit ushtarak, duke dëshmuar nivelin e lartë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona dhe angazhimin e përbashkët për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse. Uroj të gjithë oficerët e sapodiplomuar për këtë arritje të rëndësishme dhe ju dëshiroj suksese në shërbim të atdheut”, ka thënë Maqedonci.

KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

Postime të Ngjashme