Në Gjykatën Themelore në Ferizaj pritet të njs seanca e radhës gjyqësore në rastin e vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamet Lika.
Forca të shumta të Njësisë Speciale kanë rrethuar Gjykatën. Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, më 9 janar të këtij viti ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave me inicialet H.B, R.M, V.Ç, E.L, SH.K dhe D.G.
Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohen se në bashkëkryerje, më 1 prill 2025 rreth orës 23:00 në Kaçanik, kanë privuar nga jeta rreshterin Muhamet Lika me armë zjarri, duke vepruar sipas Prokurorisë me përgatitje paraprake dhe me përfshirjen edhe të një personi të mitur.
Prokuroria ka kërkuar që pas shqyrtimit të të gjitha provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, ndërsa ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit deri në përfundim të procedurës gjyqësore.

