Enj. Kor 16th, 2026

Aktakuzë për postim në Facebook, dyshohet për nxitje të urrejtjes fetare

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet I.K. për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri dyshohet se më 16 prill 2026, përmes rrjetit social Facebook, me dashje ka ndërmarrë veprime me qëllim të nxitjes dhe përhapjes publike të urrejtjes dhe mosdurimit ndërmjet grupeve fetare.

Aktakuza pretendon se përmes veprimeve të tij, I.K. ka përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve fetare, duke cenuar bashkëjetesën ndërfetare në Republikën e Kosovës dhe duke rrezikuar rendin dhe qetësinë publike.

Sipas një komunikate të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, çështja penale do të shqyrtohet nga Gjykata Themelore në Prishtinë, e cila do të vendosë lidhur me akuzat e ngritura.

Postime të Ngjashme