INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS NJOFTON PËR:
Parashikimi i motit për fundjavën (11–12 korrik 2026)
☀️ E shtunë (11.07.2026)
Mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të dendësohen dhe vende-vende parashihen riga shiu. 🌦️
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 28 deri në 32°C.
💨 Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.
⛅⛈️ E diel (12.07.2026)
Parashihet mot i vranët me intervale me diell. Vranësirat vende-vende do të sjellin reshje shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh. ⛈️
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14°C, ndërsa maksimalet do të jenë ndërmjet 25 dhe 29°C.
💨 Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–11 m/s

