Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se memorandumi i mirëkuptimit me Iranin “ka marrë fund”, pas shkëmbimit të sulmeve mes dy vendeve gjatë natës.
Duke folur në samitin e NATO-s në Ankara, Trump tha se nuk beson më se marrëveshja me Teheranin mund të vazhdojë.
“Është humbje kohe të merremi me ta”, u shpreh ai.
Kjo konsiderohet si deklarata më e fortë e Trumpit deri tani, duke lënë të kuptohet se marrëveshja me Iranin është drejt dështimit. Komentet e tij erdhën pasi Garda Revolucionare Islamike e Iranit njoftoi se kishte sulmuar objektiva ushtarake amerikane në Bahrejn dhe Kuvajt, në përgjigje të sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit.
Trump e cilësoi Iranin si “njerëz të këqij dhe të sëmurë”, ndërsa e akuzoi për sulme ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit, duke pretenduar se Teherani ka shkelur armëpushimin.
Presidenti amerikan tha se SHBA-ja po humb kohë me përpjekjet diplomatike dhe se është koha të përqendrohet në veprime të tjera.
“Duhet ta heqim kancerin e tyre. Kanceri duhet të pritet herët. Kështu mendoj unë”, deklaroi Trump. / CNN

