Tre persona janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë.
Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Rreth orës 13:30, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se tre persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Pllana për KosovaPress.
Pllana tha se aktualisht, njësitet policore po merren me veprimet hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Aktualisht, njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e veprimeve operativo- hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha ai.

