Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me presidentin Hashim Thaçi, nga i cili ka përcjellë një mesazh për qytetarët e Kosovës.
Përmes një postimi, Hamza tha se Thaçi i ka kërkuar t’ua përcjellë të gjithëve përshëndetjet e tij më të përzemërta.
“Presidenti Hashim Thaçi më kërkoi t’ua përcjell përshëndetjet e tij më të përzemërta ju të gjithëve. Me qetësinë dhe besimin që e karakterizon, bisedën e përfunduam me shpresën se shumë shpejt do të shihemi në Kosovë”, ka shkruar Hamza.
Në fund të postimit, kryetari i PDK-së ka shtuar edhe mesazhin: “Dielli do të lindë përsëri!”, duke e përmbyllur me fjalët: “Për çlirimtarët, për historinë tonë të lavdishme dhe për Kosovën!”.

