Një aksion i madh është duke u zhvilluar që nga orët e hershme të mëngjesit, në disa lokalitete.
Aksioni po zhvillohet nga Prokuroria Speciale, Njësia e Hetimeve Tatimore të ATK-së, Policia e Kosovës dhe Njësia e Hetimeve e Doganës së Kosovës.
Hetimi lidhet me dyshime për shmangie të tatimit, përdorim të kompanive fiktive dhe shpëlarje parash.
Aksioni përfshin bastisje në disa lokacione njëkohësisht.

